Lajme

Thaçi mobilizon Batalionin e Mjekësisë së FSK-së në rast nevoje

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 26 March 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar Batalionin e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Thaçi ka thënë se ky battalion është  gatshëm të i shërbejë qytetarëve të Kosovës në rast nevoje për luftimin e pandemisë së koronavirusit.

Mirëpo sipas tij kjo nuk do të jetë e nevojshme nëse qytetarët qëndrojnë në shtëpi.

-Advertisement-

“Nëse ju qëndroni në shtëpi, Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të ketë fare nevojë ta aktivizojë Batalionin e Mjekësisë, të cilin sot e vizitova bashkë me komandantin Rrahman Rama. Por, në rast nevoje, Batalioni i Mjekësisë së FSK-së do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Forca e Sigurisë është e gatshme t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve në luftimin e pandemisë COVID19”, shkruan Thaçi.

Ai gjithashtu ka theksuar se Kosova ka kapacitet të mjaftueshëm për tu përballur me pandeminë.

“Duke parë përkushtimin e vajzave e djemve të FSK-së dhe përkushtimin e personelit shëndetësor gjithandej Kosovës, jam besimplotë se do ta kalojmë me sukses edhe këtë sfidë. Si shtet kemi kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me këtë pandemi. HTH #rriNshpi”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera