Lajme

Thaçi mesazh ushtarëve të FSK-së: Mbajeni me krenari uniformën

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 17 February 2020

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës, në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës u është drejtuar ushtarëve të FSK-së.

Ai ngriti lartë FSK-në si institucionin më të madh që po renditet edhe krahë për krahë ushtrive më të mëdha.

Thaçi tha se kjo ushtri u rrit së bashku me Kosovën dhe se për të është derdhur gjak, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Sot kur Kosova feston 12 vjetorin është nder dhe privilegj të jem para jush dhe në mesin tuaj. Në këtë ditë të madhe historike dhe të bekuar. Për të ardhur deri këtu u desh shumë mund e luftë përpjekje, durim dhe përgatitje sistematike. Vullnet edhe unitet. Partenritet. Një ndër të arriturat ishte proseci i kthimit nga TMK në FSK. Ushtria e Kosovë u rrit se bashku me Kosovën, bazament është gjaku i derdhur për liri, dëshmorët vetrënaët të rënët kontributi i Kosovës sakrifica e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha presidenti Thaçi në fjalimin e tij.

E këtu ai nuk harroi të falënderoi edhe shtetet mike të cilat e mbështetën Kosovën në çdo hap të saj.

“Shprehi falënderimin tonë për të gjitha demokracitë botërorë që mbështeten Kosovën dhe që sot japin ndihmë për zhvillimin e përgjithshëm të shtetit tonë. Ju me punën tuaj jeni bërë institucioni më i madh krah për krah ushtrive më të mëdha. Ne dhe qytetaret krenohemi me ju krenohemi me gatishmërinë tuaj duke shërbyer kudo që është e nevojshme’, tha Thaçi në fjalimin e tij drejtuar FSK-së.

“Ju jeni nderi dhe krenaria jonë e përbashkët. Si komandant suprem jam me ju përherë”, përfundoi ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera