Ekonomi

Thaçi mesazh punëtorëve të KEK-ut: Mos u shqetësoni vendet e punës dhe pagat tuaja janë të sigurta

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 11 December 2017

Drejtori Operativ i KEK-ut, Njazi Thaçi përmes një statusi në “facebook” i është drejtuar punëtorëve të kësaj Korporate me një mesazh dhe thirrje që të mos ketë shqetësime se menaxhmenti i kësaj Korporate është duke punuar intensivisht për të tejkaluar situatën në të cilën ndodhen tash e sa muaj KEK si pasojë e vonesës së shpronësimit.

Reagimi i tij vjen pas shqetësimeve të ngritura të punëtorëve të KEK se mund të mbesin pa punë dhe disa spekulimeve se mund të mbyllet Termocentrali ”Kosova A”, transmeton Infokusi.com

Ai ka garantuar të gjithë punëtorët se nuk do të mbesin pa punë dhe “Kosova A “ nuk do të mbyllet siç po spekulohet.

-Advertisement-

Thaçi ka vazhduar duke treguar edhe shkaktarët që kanë quar deri të mbyllja e përkohshme e blloqeve të Termocentralit “Kosova A”.

“KEK-u është fuqi financiare e ekonomike dhe fal punës së palodhshme të të gjithë punëtorëve janë
krijuar tonelata të rezervave të qymyrit me të cilat po prodhojmë energji elektrike tash e mbi një vit”, ka përfunduar Thaçi.

Më poshtë mund të gjeni të plotë satusin e Njazi Thaçit.

“Të nderuar punëtor të KEK-ut,
Ka disa muaj që jemi duke u ballafaquar me një situatë të jashtëzakonshme dhe me vështirësi të shumta.
E di që jeni të shqetësuar se çfarë po ndodh dhe si do të tejkalohet kjo krizë.
Secili nga punëtorët tanë e po ashtu edhe të gjithë akterët tjerë, janë të njoftuar me situatën dhe i kemi të njohura problemet që na kanë sjellë deri në këtë pikë.
Pa dashur të hy në këtë pjesë po e ndjej obligim të sqaroj një çështje për të cilën po marrim mesazhe nga punëtorët që janë të shqetësuar për vendet e tyre të punës dhe çka po ndodh konkretisht me TC “Kosova A”.
Mos u shqetësoni, këto vështirësi dhe kjo situatë po tejkalohet sepse si menaxhment dhe Bord i KEK-ut jemi duke punuar intensivisht tash e sa muaj se bashku me Qeverinë dhe partnerët akterët tjerë.
Nuk do të ketë largime nga puna të asnjë punëtori dhe nuk do të ketë vështirësi për paga të punëtorëve.
Dhe nuk do të mbyllet TC “Kosova A”, ashtu siç kanë filluar disa spekulime me qellim të ngritjes së banikes tek punëtorët e këtij termocentrali.
Këto janë gënjeshtra të pastra dhe spekulime që po shfrytëzohen nga dikush që dëshiron të përfitoj në mënyrë të skrupullt nga kjo situatë.
Blloqet e TC “Kosova A” janë ndalur për mungesë të qymyrit, pra jo për të mbyllur TC A-në, por për të menaxhuar sa më mirë rezervat e fundit që i kemi dhe për të mos rrezikuar që të mbesim krejtësisht pa prodhim gjatë muajve në vazhdim.
Arsye tjetër ka qenë t’i ndalin në ndihmë edhe Shqipërisë nga përmbytjet. Pra siç e dini kur ka vërshime dhe ngritët niveli i ujit nuk mund të bllokohen digat e ujit në hidrocentralet e Komanit dhe në këtë rast teprica e energjisë duhet të shfrytëzohet dhe kjo ka qenë në interesin e KEK-ut dhe Kosovës që të importojmë energji nga Shqipëria.
E para për ta shfrytëzuar tepricën e energjisë nga Shqipëria, e dyta për të menaxhuar rezervat e qymyrit dhe e treta dhe shumë e rëndësishme bashkëpunimi me Shqipëri është energji për energji dhe nuk e paguajmë me para.
Pra e mira e kësaj situate është se energjia e importuar nga Shqipëria nuk na ngarkon direkt në aspektin financiar por e kemi me kthim të energjisë dhe atë falë një bashkëpunimi vëllazërorë që është me koeficient 1 me 1. Pra kurdo që kemi tepricë të energjisë elektrike do e kthejmë me energji elektrike.
Në fund edhe një herë ju garantoj se nuk do mbyllet “Kosova A” as nuk do të mbetet asnjë punëtor i KEK-ut pa punë. Mos u shqetësoni as mos bini pre e gënjeshtrave.
KEK-u është fuqi financiare e ekonomike. Falë punës së palodhshme të të gjithë punëtorëve, ne kemi arritur të krijojmë rezerva me qymyrit me të cilat po prodhojmë energji elektrike tash e mbi një vit kur është bllokuar shpronësimi, prandaj të jeni të bindur se me fuqinë tonë si kompania me e madhe në Kosovë prapë do i kthejmë në funksion të gjitha blloqet e “Kosovës A” e “Kosovës B”.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera