Lajme

Thaçi mesazh Evropës: Kosova e vendosur të ecë përpara por duhet realizuar premtimi për viza

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 02 December 2019

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar mesazh Evropës para takimit të nesërm në Bruksel.

Ai tha se Kosova është e vendosur të ecë përpara por premtimet si liberalizimi i vizave duhet të realizohet, shkruan gazeta inFokus.

“Nesër do të flas në Bruksel në organizimin e ‘Miqtë e Evropës’, i dedikuar për shpresat dhe realitetin e marrëdhënieve mes Ballkanit dhe BE-së. Kosova është e prirur të ecë përpara por duhet të shohim premtimet si liberalizimi i vizave të realizuar.”, ka shkruar Thaçi në Twiter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera