Lajme

Thaçi merr urime edhe nga presidentë të katër shteteve

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 28 December 2017

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, përmes një telegram urimi e ka uruar homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi dhe vendin tonë për festat e fundvitit.

Kreu i shtetit italian, popullit të Kosovës i ka uruar paqe, prosperitet dhe lumturi.

“Kam kënaqësinë që në prag të vitit të ri t’ju shpreh juve dhe vendit tuaj urimet e mia më të sinqerta për paqe, prosperitet dhe lumturi”, thuhet në kartolinën e presidentit italian për presidentin e Kosovës.

-Advertisement-

Edhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, e ka uruar Thaçin dhe qytetarët tanë për festën e vitit të ri.

Urime tjera të dërguara sot në Zyrën e Presidentit të Kosovës janë edhe ai i Presidentit të Hungarisë, János Áder, si dhe i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera