Lajme

Thaçi: I mbetet Haradinajt të jap qëndrimin e tij

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 16 February 2018

Presidenti i Kosovës,Hashim Thaçi ka bërë të ditur se marrëveshjen e re për demarkacionin me Malin e Zi e ka arritur në koordinim me liderët e disa partive politike ndërsa kryeministrit, Ramush Haradinaj ia ka dorëzuar të premten në mëngjes, shkruan Infokusi.com.

“Unë e kam takuar kryeministrin Haradinaj, ka pranuar deklaratën nga ana ime. Kemi pasur një bisedë shumë miqësore dhe të përgjegjshme institucionale.  Shpresoj dhe besoj se kryeministri do ta ketë qëndrimin shumë të qartë. Gjithashtu i njoh përkushtimin e kryeministrit që të ndodhe sa më shpejtë liberalizimi i vizave ndërsa sa i përket deklarimit zyrtar i mbetet atij të sqaroi opinionin. Por e di që është një vullnet i kryeministrit”, ka thënë Thaçi

Sipas tij, angazhimi në këtë drejtim ka qenë i konsultuar dhe mirinformuar me liderët e shumicën e liderëve të partive politike por gjithnjë duke ruajtur autoritetin e tij kushtetues./INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera