Lajme

Thaçi mbërrin në Gjykatë për intervistim, bashkëatdhetarët e presin me këngë

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 15 July 2020

Presidenti Hashim Thaçi ka arritur në objektin e Gjykatës Speciale në ditën e tretë të intervistimit pranë Prokurorit Special.

Thaçi ka arritur para pak minutash por nuk është prononcuar për media, ndërkaq një grumbull njerëzish, bashkëatdhetarë nga vendet e BE’së sërish kanë qëndruar para Dhomave të Specializuara në mbështetje të presidentit.

Ata kanë kënduar dhe brohoritur emrin e Presidentit Thaçi në momentin e zbritjes nga vetura dhe hyrjen në objektin e Gjykatës Speciale.

-Advertisement-

Thaçi të hënën dhe të martën ka qëndruar përreth gjashtë orë brenda Gjykatës Speciale ku edhe është intervistuar.

Më 24 qershor 2020 në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar publikuan një aktakuzë me dhjetë pika kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Kadri Veseli. Kjo aktakuzë ishte dorëzuar pranë Dhomave të Specializuara më 24 prill 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera