Lajme

Thaçi lavdëron sportistët e Kosovës në Monako

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 13 December 2019

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës është takuar me Princ Albert II të Monakos, së bashku me Behgjet Pacollin, Ministrin e Punëve të Jashtme.

Në kuadër të Forumit Kombëtar “Paqja dhe Sporti” që këtë vit u organizua në Monako, Thaçi tha se ka folur për sukseset e djemve dhe vajzave të talentuar në sporte të ndryshme të Kosovës.

Ai tha se sukseset e tyre e lartësuan flamurin e Kosovës në çdo cep të botës.

-Advertisement-

“Forumi Ndërkombëtar “Paqja dhe Sporti” na bëri sivjet bashkë edhe në Principatën e Monakos, ku mbrëmë fola për sukseset e vajzave dhe djemve të talentuar të Kosovës në sporte të ndryshme, duke lartësuar flamurin tonë në çdo cep të botës”, shkruan Thaçi/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera