Lajme

Thaçi lajmërohet nga ShBA-ja

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 12 October 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka disa ditë që po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë qëndrimit atje Thaçi po zhvillon takime me shqiptarët në Amerikë, njëri ndër ta është edhe Elmi Berisha, i njohur si veprimtar i komunitetit shqiptar në SHBA.

Berisha tha se takimi ishte vazhdimësi e bisedimeve lidhur me Kosovën dhe qasjen e re me Washingtonin.

-Advertisement-

“Të bashkuar, të fituar”, shkruan ai.

Ndërsa presidenti Thaçi nga Amerika tha se vizita e tij atje ishte e domosdoshme pas gjithë bisedimeve që ka zhvilluar në Bruksel./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera