Lajme

Thaçi: Kurtit do ti japë mjaftueshëm kohë ta gjeje partnerin për qeverisje

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 06 April 2020

Presidenti i vendit Hashim Thaci ka deklaruar se do të veprojë konform Kushtetutës së Kuvendit sa i përket hapave të mëtutjeshëm për formimin e Qeverisë së re.

Ai tha se kryetarit të LVV Albin Kurti do ti japë kohë të mjaftueshme për të biseduar dhe gjetur partnerin potencial për formimin e Qeverisë.

I pyetur se si e komenton mesazhin e qytetarëve nga votat e 6 tetorit presidenti tha se ai nuk e komenton asnjë rezultat të asnjë partie. “Partia ime është Kushtetuta e vendit. Unë nuk jam pjesë e asnjë partie “, tha Thaci.

-Advertisement-

Tutje ka siguruar se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve e as krijim të Republikës Srpska. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera