Lajme

Thaçi kujton masakrën e 106 civilëve të pafajshëm – Dhimbjet do të lehtësohen kur të vendoset drejtësia

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 31 March 2020

21 vite më parë, në fshatin Pastasel të Rahovecit, ushtarët serbë masakruan 106 civilë të pafajshëm.

E asnjë nga kryesit e kësaj vepre nuk u gjykuan e dënuan, shkruan gazeta inFokus.

Hashim Thaçi, President i Kosovës, ka kujtuar këtë ngjarje duke thënë që dhimbjet do të lehtësohen vetëm kur të vendoset drejtësia.

-Advertisement-

“Në fshatin Pastasel të Rahovecit, 21 vjet më parë, u vranë dhe u masakruan 106 civilë të pafajshëm të këtij fshati dhe fshatrave tjera përreth. Asnjë nga kryerësit e kësaj masakre mizore nuk është vënë para drejtësisë. Dhimbjet ende rëndojnë në zemrat dhe mendjet e çdo familjari të tyre. Ato do të lehtësohen vetëm atëherë kur drejtësia vihet në vend e duhur”, ka shkruar Thaçi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera