Lajme

Thaçi kujton dëshmorët e UÇK-së të rënë afër Opterushës

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 06 November 2018

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kujtuar dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë në zonën e Opterushës së Rahovecit.

Përmes llogarisë së tij në facebook, Thaçi ka thënë se këta dëshmorë dëshmuan heroizmin në betejat kundër forcave policore dhe ushtarake serbe, njofton Klan Kosova.

”Sot i kujtojmë heronjtë dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë afër Opterushës së Rahovecit. E kujtojmë Xhelal Hajdën – Tonin, Selajdin Mullabazin – Micin, Hamdi Hajrizin, Bektesh Halitin dhe Nezir Ymerin, të cilët ranë heroikisht para 20 vjetësh.

-Advertisement-

Toni, Mici dhe bashkëluftëtarët e tyre shquheshin për heroizmin e dëshmuar në betejat kundër forcave policore dhe ushtarake serbe. Ata, të patrembur, ishin kudo që kërkohej mbështetja dhe kontributi i tyre. I përjetshëm do të jetë kujtimi për ta!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera