Thaçi kryediplomatit estonez: Demarkacioni kriter i padrejtë për vizat
Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 16 May 2017
Presidenti Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser. Thaçi e ka njoftuar kryediplomatin estonez se prioritet mbetet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, derisa ka shtuar se vonesat janë të pajustifikueshme. Presidenti gjithashtu në takim ka thënë se kriteri i demarkacionit është i padrejtë, shkruan Express.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar ministrin Mikser për mbështetjen që i ka dhënë Estonia popullit dhe shtetit të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.
Ai ka theksuar se tash kur Estonia merr presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, Kosova pret një mbështetje edhe më të madhe në jetësimin e prioriteteve afatshkurta.
“Prioritet emergjent mbetet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Vonesat e krijuara janë të pajustifikueshme”, ka thënë Presidenti, duke shtuar se kriteri i demarkacionit është i padrejtë.
Presidenti ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian mbetet opsioni i vetëm për qytetarët e Kosovës. Megjithëkëtë, presidenti Thaçi ritheksojë se BE-ja nuk duhet të vonohet me integrimin e Ballkanit Perëndimor, meqë ato po shfrytëzohen nga fuqi të mëdha për të destabilizuar rajonin.
Duke folur për marrëdhëniet bilaterale, Presidenti ka kërkuar që përveç bashkëpunimit diplomatik, ato të shtrihen edhe në fusha tjera.
Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...