Thaçi: Me Kroacinë ndajmë të njëjtat vlera civilizuese perëndimore
Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 27 June 2017
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të Ditës Kombëtare të Kroacisë në Prishtinë, të organizuar nga ambasada kroate në Kosovë.
Thaçi tha se Kosova dhe Kroacia kanë histori të përbashkët të përpjekjeve të suksesshme për të realizuar aspiratën për liri, barazi dhe drejtësi.
“Jemi bashkë edhe sot, sepse ndajmë të njëjtat vlera civilizuese perëndimore, prandaj edhe bashkëpunimi jonë bilateral dhe miqësia ndërmjet dy popujve natyrshëm vjen duke u thelluar”, tha Thaçi, njofton presidenca.
Në takimin që kishte këtë muaj me presidenten Grabar-Kitaroviq, por edhe me liderët e tjerë të shtetit kroat, presidenti Thaçi ka thënë se është rikonfirmuar edhe një herë miqësia tradicionale, por edhe gatishmëria për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në mes dy vendeve.
“Kemi biseduar për hapjen e Odës Ekonomike Kroate në Kosovë, për inkurajim të bashkëpunimit në mes të bizneseve, për bashkëpunim në nismat rajonale, për bashkëpunim në integrimin e rajonit në BE, për bashkëpunim në fushën e sigurisë. Kemi biseduar edhe për komunitetet tona, të kroatëve në Kosovë dhe të kosovarëve në Kroaci, që shërbejnë si ura lidhëse në mes dy vendeve tona dhe të cilët duhet t’i përkrahim dhe t’i fuqizojmë edhe më tutje”, u shpreh Thaçi.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është krenare për raportet bilaterale të shkëlqyeshme me Kroacinë dhe është i bindur se përkushtimi ndaj vlerave të përbashkëta do ta ndihmojë Kosovën për realizimin e synimeve për anëtarësim në NATO dhe BE.
Të tjera
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...