Lajme

Thaçi krenohet nga Prishtina për zgjedhjet në Veri

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 19 May 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe janë në shërbim të integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës.

Thaçi nëpërmjet Facebook-ut ka përgëzuar subjektet politike dhe qytetarët për fushatën e qetë në katër komunat veriore të Kosovës dhe ka uruar proces të rregullt zgjedhor.

“Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të suksesshme. Zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe janë në shërbim të integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës. Kandidatëve për kryetarë u uroj suksese dhe i ftoj që të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat e tyre”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera