Lajme

Thaçi krenar me AKI-në

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 04 February 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar për punën dhe kontributin e Agjencisë se Kosovës për inteligjencë.

“Me hapa të jashtëzakonshëm dhe me profesionalizëm të lartë, AKI-ja brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon” ka shkruar Thaçi.

Ai gjithashtu ka inkurajuar AKI-në që të vazhdojnë punën e tyre në përmbushjen e misionit të tyre shkrua gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e inkurajoj që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë së vendit tonë. Ne ndjehemi krenarë, ashtu sikurse edhe ju, për punën tuaj në shërbim të atdheut!” ka shkuar më tutje Thaçi.
Këtë postim në profilin e tij Thaçi e ka shkruar më rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të punës së këtij institucioni/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera