Thaçi: Kosova do të jetë pjesë e OKB’së, do ta përshpejtoj Asociacionin e komunave serbe
Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 31 December 2017
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se pret që të filloj sa më parë procesi i themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Çdo gjë që është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, e që vjen nga marrëveshjet e arritura në Bruksel. Shumica e marrëveshjeve janë zbatuar, disa çështje mbeten për t’u kryer.
Prandaj, kjo duhet të ndodhë, unë do ta përshpejtoj atë në vitin 2018”, tha Thaçi në një intervistë për televizionin publik në gjuhën serbe.
Ai duke folur për raportet me Listën Serbe, tha se takon dhe flet me të gjithë përfaqësuesit e kësaj Liste si dhe me kryetarët e komunave me shumicë serbe, me të cilët ka thënë se ka bashkëpunim shumë të mirë.
Presidenti po ashtu ka thënë se formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës do të bëhet në vitin 2018, gjithmonë duke zbatuar kriteret dhe standardet e përcaktuara nga NATO-ja dhe partnerët ndërkombëtarë.
Po ashtu, Thaçi ka thënë se Kosova duhet të përfundoj sa më shpejt procesin e demarkacionit, për çka po punon me qeverinë, komisionet e partitë politike.
Në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në OKB dhe deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq se “Moska nuk do të lejojë të ndodhë kjo”, Thaçi thotë se“nuk do të doja të merresha me ministrin serb, sepse ai shpesh nuk ia qëllon”.
“Kosova do të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara.
Fundi i procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë me një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët, e cila do të përshëndetet edhe nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai.
Tutje, ai u shpreh i bindur se Kosova do të jetë anëtare e UNESCO-s dhe e INTERPOL-it, dhe shtoi se së shpejti Kosova do të kandidojë edhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Të tjera
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...
-
Shfaqen përsëri grafite me simbolin serb në veriun e Mitrovicës
Policia raporton se janë shfaqur grafite me simbolin serb në veri të Mitrovic...
-
Nëna nga Prishtina raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin për një borxh 300 euro
Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 të këtij muaji i ...
-
Mjek nga Arabia Saudite, jetonte në Gjermani nga viti 2006 – Detaje të reja për sulmuesin në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Ardhja e mërgimarëve, deri në një orë pritje në Merdare dhe te Dheu i Bardhë
Kanë filluar kolonat në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesi...
-
Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier tregon se kanë pasur dallime serioze me qeverinë Kurti
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përsëriti qëndrimin se përk...
-
Tentim vrạsje në Gjilan, në vendngjarje gjendet pistoletạ e papërdorur
Një person është sulmuar fizikisht nga disa të tjerë në Gjilan. Ai u dërgua f...
-
Dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga sulmi në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lok...