Lajme

Thaçi: Kosova mbështet sulmet e perëndimit në Siri

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 14 April 2018

Pas kryeministrit Ramush Haradinaj, edhe presidenti Hashim Thaçi ka mbështetur sulmet ajrore ndaj regjimit sirian.

Sulmeve të udhëhequra nga SHBA, Franca dhe Britania e Madhe, Thaçi u dha përkrahjen e plotë institucionale të Kosovës.

“Republika e Kosovës mbështet fuqishëm vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të sulmuar caqet ushtarake dhe për të dobësuar aftësinë e regjimit të Asadit për të kryer sërish sulme kimike ndaj popullatës civile. Sulmet kimike kundër popullatës civile janë veprime çnjerëzore, të cilat duhet të marrin fund. Ne jemi të bindur se vlerat perëndimore dhe civilizuese do të ngadhnjejnë përballë çdo regjimi. Kosova fuqishëm mbështet përpjekjet e shteteve perëndimore për t’i dhënë fund regjimit të Asadit dhe luftes në Siri”, shkroi ai, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Mëngjesin e hershëm SHBA, Franca, dhe Britania e Madhe kanë sulmuar caqet siriane ku dyshohet se ka armë kimike. Deri më tani Kanada, NATO, dhe Turqia kanë përkrahur këtë veprim të ndërmarrë. Shteti rus në anën tjetër ka paralajmëruar pasoja për Amerikën, duke mohuar të ketë pasur sulm kimik në Siri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera