Lajme

Thaçi: Kosova ka ushtri moderne e gatshme t’i ndihmoj paqes kudo në botë

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 29 October 2019

Sot, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim ekipin e FSK-së, e cila mori medaljen e argjendtë në garën më prestigjoze në botë “Cambrian Patrol” në Britaninë e Madhe.

Thaçi ka thënë se ushtarët e Kosovës, vazhdimisht po arrijnë suksese kudo nëpër botë, shkruan gazeta inFokus.

“Ky është një sukses i radhës, sepse ky ekip i mrekullueshëm, këta ushtarë të përgatitur, vazhdimisht po arrijnë suksese kudo në botë”, u shpreh presidenti Thaçi.

-Advertisement-

Kreu i shtetit theksoi gjithashtu se FSK është ushtri moderne dhe e përgatitur nga shtetet partnere të Republikës së Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është shumë mirë e përgatitur, forcë shumetnike, e cila tashmë është e gatshme t’i ndihmojë forcimit të paqes kudo që ka nevojë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në këtë garë prestigjioze botërore, ku morën pjesë edhe ekipe nga vendet e rajonit, shumica e shteteve konkurrojnë me njësitë e tyre speciale.

Kjo është hera e tretë që Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në këtë garë ndërkombëtare

Gara patrulluese kishte nisur më 16 tetor 2019 dhe kishte zgjatur gjithsej 48 orë pandërprerë.

Në këtë garë ushtarake morën pjesë 132 ekipe, prej të cilave 34 ekipe ishin nga shtete të ndryshme të botës./Gazeta iNFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera