Lajme

Thaçi: Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 04 April 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova ka plotësuar tashmë 95 kriteret për liberlizimin e vizave.

Lidhur me kriteret për luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, ai tha se janë bërë hapa konkret mirëpo ende duhet punë, shkruan Infokusi.com

Presidenti Thaçi njoftoi se në mënyrë graduale është rritur numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe është rritur buxheti për institucionet e sundimit të ligjit.

-Advertisement-

“Gjatë dhjetë vjetëve të fundit Kosova ka marrë një sërë veprimesh për sundimin e ligjit. Kosova ka miratuar legjislacion për këtë fushë. Kosova ka pasur sfida në zbatimin e legjislacionit. Ky proces që ka për qëllim forcimin e mekanizmave për luftën kundër korrupsionit do të ketë mbështetjen time dhe të zyrës sime”,shtoi ai.

Ndër ligjet e miratuara deri më tash në luftën kundër korrupsionit, ai përmendi ligjin për kodin penal, kodin e procedurës penale, ligji për gjykatat, ai për këshillin prokurorial, për policinë, Agjencinë Kundër korrupsionit, ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, si dhe ligje të tjera. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera