Lajme

Thaçi: Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 06 February 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në SHBA.

Ai ka takuar kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së. Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Prandaj do ta ruajmë dhe do ta çmojmë përherë këtë miqësi”, thotë ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera