Lajme

Thaçi: Korrigjimi i kufijve do t’i jap fund konfliktit

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 05 September 2018

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se korrigjimi i kufirit mes Kosovës e Serbisë do t’i japë fund konfliktit mes dy vendeve.

Ai në tryezën e thirrur nga KDI për këtë temë, ka deklaruar se një marrëveshje e tillë do të jetë kontribut për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit.

“Ka zëra që thonë se korrigjimi i kufijve do të thotë konflikt dhe kjo është absurditet. E vërteta është se kjo do t’i japë fund këtij konflikti. Një marrëveshje e tillë do të jetë kontribut për paqen dhe stabilitetin e kësaj pjese të Ballkanit. Marrëveshja e synuar nuk do të ketë pasoja në karakterin shumë etnik të Kosovës.  E di që një marrëveshje është pothuajse e pamundur por duhet të punojmë që kjo të realizohet. Njëri nga rreziqet e këtij procesi është refuzimi për të diskutuar me fakte për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka theksuar se nuk do të ketë ‘Republikë Serbe’ në Kosovë. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera