Lajme

Thaçi: Këto ditë rikonfirmuam dashurinë për kombin dhe njëri tjetrin

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 28 November 2019

Hashim Thaçi president i vendit i cili edhe ishte në vizitë në Shqipëri të mërkurën pas tërmetit shkatërrues ka uruar Ditën e Flamurit.

Ai tha se ky 28 nëntor na gjen të bashkuar rreth familjeve të viktimave të tragjedisë në Shqipëri.

Sipas Thaçit këto ditët e fundit rikonfirmuam dashurinë për kombin dhe për njëri tjetrin.

-Advertisement-

“Gjithmonë jemi frymëzuar nga guximi i grave dhe burrave, që rrezikuan jetën e tyre për mirëqenien e të tjerëve. Momentet e tilla na forcojnë krenarinë, na shtojnë dinjitetin dhe ndërgjegjen tonë kombëtare. Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit”, shkruan ai në facebook./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera