Lajme

Thaçi kapet keq me Kelmendin në emision: Mos rrej dhe mos shpif ndaj meje

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 18 October 2018

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sonte pas 5 vitesh si mysafir në Rubikon ka folur rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

Por debatin e bëri shumë të zhurmshëm presidenti.

Teksa gazetari Adriatik Kelmendi e pyeti rreth disa deklaratave, Thaçi tha se nuk komenton deklarata të askujt.

-Advertisement-

Por Kelmendi ia kujtoi se dikur kishte folur rreth një deklarate të ish kryeministrit shqiptar, Sali Berishës, por të cilin nuk ia kishte përmendur kurrë emrin.

‘Ku po e di ti që e kam thënë për Sali Berishën. A ia kam përmend emrin. Tregoju njerëzve pse po rren, hajde pse po rren, pse po rren. Je tu rrejt. Po rren. Po rren, po rren. Tregoju qytetarëve a e kam përmend Sali Berishën. Nuk është mirë që të flitet kështu pa fakte. Po bën Shpifje, manipulim. Je tu rrejt për llajka’’, ishin fjalët e presidentit i cili nuk dinte të ndalej duke akuzuar Kelmendin.

Në anën tjetër Adriatik Kelmendi mohonte diçka të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera