Lajme

Thaçi: Kam nënshkruar nominimin e Kurtit për kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 18 January 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nënshkrimi për mandatar të qeverisë Albin Kurtin, si kryeministër i vendit dhe kjo letër gjendet në tavolinën e tij.

Thaçi ka thënë se ai ka nënshkruar letrën për mandatarin e ri dhe ka bërë thirrje që të vjen dhe ta merr atë letër, ku do ta obligonte formimin e qeverisë së re pasi ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ftoj përsëri që të mos vazhdoj të mbetet vendimi që e kam nënshkruar që Albin Kurti është nominuar për kryeministër. Nënshkrimi im për mandatar është në tavolinën time”, tha Thaçi.

-Advertisement-

Thaçi ka bërë thirrje që respektohet vullneti i qytetarëve që kanë votuar me 6 tetor dhe partitë politike të formojnë qeverinë e re në baza kushtetuese dhe ligjore.

“Ajo që dua të ndodhë është respektimi i vullnetit të qytetarëve të shprehur me 6 tetor, ku kemi partinë e parë e dytë e tretë dhe partitë vijuese, të cilat pritshmëritë me rezultatin zgjedhor me të drejtën kushtetuese dhe ligjore duhet t’i dhënë zgjidhje këtij procesi në mënyrë që të implementohet vullneti i qytetarëve dhe të implementohet në tërësi me legjislacionin në fuqi, kështu që adresa e zgjidhjes së këtij ngërçi është tek partitë politike ende, ndërsa në momentin që kalon në një fazë tjetër, presidenti i vendit duke ushtruar të drejtën e vet kushtetuese dhe ligjore natyrisht se do të punojë me partitë politike që të garantohet funksionimi demokratik i institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.

Presidenti i vendit po ashtu ka shpresuar që partitë politike mos të shpien vendin në një ngërç politikë dhe të refuzojnë krijimin e institucioneve.

“Procesi është ende, kjo rrjedhojë e zhvillimeve politike përgjigjen e kërkojnë nga adresat e partive politike, nga partitë parlamentare, andaj dua të shpresojmë në përgjegjësinë shtetërore dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve, natyrisht të mos hymë në një fazë të një ngërçi apo refuzimi për mos ndërtimin e institucioneve të vendit”, tha Thaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera