Lajme

Thaçi ka një porosi të fortë për mundësinë e largimit të Bondsteel-it

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 03 March 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka folur pas paralajmërimeve të delegacionit amerikan në Kosovë se nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë, SHBA mund të shqyrtojë mundësinë e largimit të kampit Bondstil.

Thaçi dje në Tiranë për Top Channel ka siguruar gjithë qytetarët e Kosovës se një gjë e tillë nuk do të ndodh dhe se asnjë agjendë ditore politike nuk mund ta cënojë raportin me SHBA-në.

‘’Unë nuk kam pasur dëshirë kurrë në jetë të jetoj kohën kur do të kishim një mesazh të tillë. Po realisht duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe tunë siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar se diçka e tillë nuk do të vjen në atë situatë që SHBA të marrë vendim të tillë. Prandaj e theksoj që shumë më lehtë është evitimi i pengesave dhe shumë më i madh është vullneti i liderëve politikë të Kosovës. Asnjë agjendë ditore nuk do të mund ta cënojë raportin me SHBA-të’’, ka thënë Thaçi.

-Advertisement-

Tutje ai ka thënë se duhet t’i bindemi Amerikës.

‘’Përfaqësuesit e shtetit të Amerikës kanë kërkuar që Kosova të jetë korrekte dhe konstruktive. Po ashtu shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë mesazh të qartë që të respektohen këshillat e tyre, përndryshe nuk do të jetë situatë e favorshme për Kosovën asnjë agjendë elektorale politike e asnjë lideri. Nuk do të ketë asgjë që do të sfidojë raportin special me SHBA-në.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera