Lajme

‘Thaçi ka bërë marrëveshje të fshehtë – duhet të jap dorëheqje’

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 25 January 2018

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se Thaçi duhet të jap dorëheqje pasi që ka bërë marrëveshje të fshehtë me ndërkombëtarët.

Sa i përket Gjykatës Speciale, Kurti ka thënë se Thaçi kishte bërë që të ndryshojnë mendje deputetët që ishin kundër kur u votua në qershor, të cilët më pas votuan pro në votimin e dytë.

“Thaçi pat përdredhur duart e deputetëve që votimin e 26 qershorit ta ndryshonte në votimin e 3 gusht, dhe ai që nuk kishte votuar për Specialen në qershor, votoi me dy duart në gusht. Thaçi ka deklaruar në një tryezë se ka pasur një marrëveshje me ndërkombëtarët, që në këmbim të Speciales të marr vizat e Unesco, dhe ka thënë që ndërkombëtarët nuk e kanë kryer punën ndërsa Thaçi po, që i bie se ky ka bërë marrëveshje të fshehtë, ai duhet të jap dorëheqje menjëherë”, ka deklaruar Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera