Lajme

Thaçi ju flet qeveritarëve për Gjykatën Speciale

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 05 February 2018

Për ndër të 10 Vjetorit të Pavarësisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar me një fjalë rasti kabinetit qeveritar.

Thaçi ka përgëzuar kabinetin qeveritar për të arriturat por i ka ftuar të punojnë edhe më tej.

“Ju përgëzoj për punën që keni bërë deri tani por unë ftoj Qeverinë të punojë me intensitet të madh për zabitin e MSA-së dhe agjentes evropiane”, ka thënë Thaçi.

-Advertisement-

Ai ka vazhduar duke thënë se fokusi duhet të jetën në zhvillimin e ekonomisë në Kosovë.

“Fokusi ynë duhet të jetë zhvillimi ekonomik, ishte historik nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, rritja e mirëqenës dhe ekonomisë së qytetarëve, hapja e vendeve të punës duhet të mbetet prioriteti yni”, ka shtuar ai.

Thaçi ka përmendur edhe rritjen e kontrollit në veri të Kosovës.

“ Vetëm para 10 viteve veriu i Kosovës kontrollohej nga strukturat ilegale serbe por realiteti i sotëm është krejt ndryshe, kemi arritur të mbajmë zgjedhje komunale sipas ligjeve të Kosovës, kemi instaluar Policinë dhe gjyqësorin tonë”, ka thënë ai.

Gjatë fjalimi të tij Thaçi ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

“Edhe sa i përket Gjykatës Speciale edhe pse e padrejtë historikisht, Kosova ka marrë obligime të vetat të cilat do ti plotësojnë me përpikëri”, ka thënë ai. /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera