Lajme

Thaçi: Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 08 February 2019

Presidenti i Kosovës , Hashim Thaci  ka marrë pjesë në Lutet e Mëngjesit në SHBA.

Ai përmes profilit të tij ë facebook ka njoftuar se gjatë kësaj ngjarje  ka takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota.

Të cilët i ka njoftuar rreth të arriturave të Kosovës shkruan gazeta inFokus.
“Ishte inkurajuese të konfirmohej që të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë.

-Advertisement-

Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime” ka shkruar Thaçi.
Ai gjithashtu ka thënë që në Lutjet e Mëngjesit është dhënë mesazhi se paqja, toleranca, besimi dhe humanizmi janë vlera prej të cilave nuk duhet të shkëputemi asnjëherë gjatë transformimit të shoqërive tona./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera