Thaçi i VV-së me akuza të rënda: Opozita e ka shkatërruar Trepçën, i vetmi sukses i tyre shitja e mbeturinave
Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 12 April 2024
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi ka qenë njëri nga deputetët e shumicës parlamentare që ka vizituar nga afër punëtorët e Ndërmarrjes ‘’Trepça’’ të cilët kishin mbetur një kohë pa paga, gjendje kjo që u përsërit sërish në muajin prill.
Ai beson se Qeveria e Kosovës është duke punuar për ri-ngritjen e Trepçës dhe se me investimin dhe interesimin që Qeveria ka për atë ndërmarrje do t’i kthehet shkëlqimi
”Në Trepçë kanë ndodhur ndërrimet e menaxhmenteve. Duhet me besuar që ka vite që nga paslufta që është keq-menaxhuar me të. Trepça gradualisht nuk është se mund të ngritët shpejtë, po gradualisht do të ngritët me investimet dhe me mbështetjen e Qeverisë. Unë kam qenë atje, i kam parë problemet nga afër dhe besoj që me përkrahjen e Qeverisë do të ngritët’’ thekson Thaçi për FrontOnline.
Për Thaçin shkaktari kryesor pse kjo ndërmarrje ka ardhur në këtë gjendje është opozita e tanishme e cila më parë ka udhëhequr vendin dhe ka kërkuar nga ajo që të mos flas për këtë ndërmarrje.
‘’Qeveritë e më hershme e kanë shkatërruar dhe nuk ka qenë e mundur që për tri vite të vije aty ku duhet Trepça. Opozita nuk ka as kredibilitet me fol për Trepçën. I vetmi sukses që opozita për sa kohë e ka qeverisë vendin është shitja e mbeturinave të Trepçës e ne e dijmë me çfarë çmimi janë shitur mbeturinat e saj. I vetmi mision dhe vizion i opozitës ka qenë privatizimi i saj. E kisha lutë opozitën, mos me fol bre për Trepçën se nuk kanë kurrfarë kredibilteti me fol për të”, thotë ai
Sipas tij, prej 1250 punëtorëve të Trepçës, vetëm 250 janë minatorë dhe se të tjerët punojnë në administratë.
“ Prej 1250 punëtorëve në Trepçë, vetëm 250 janë minatorë, të tjerët punojnë në administrata dhe nuk janë minatorë’’
Deputeti i VV-së ka akuza të rënda ndaj kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala për të cilin thotë se ka qenë edhe iniciator i disa protestave nga punëtorët e Trepçës.
“ Njeriu që fol më së shumti për Trepçën është deputeti Ferat Shala i cili ka qenë drejtor i saj, i cili me Geo mineral i ka shitur mbeturinat e Trepçës, dihet me çfarë çmimi dhe dihet kush kanë qenë kryesorët e Geo Mineralit dhe si ka ndodhur ai proces i cili është përfolur shumë. Ferat Shala ka qenë njëfarë organizatori i disa protestave në Trepçë”, thotë ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...