Lajme

Thaçi i tha Bahtirit se i ka ngatërruar Shakiren me sharki, kështu i përgjigjet ai

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 22 October 2018

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i është kundërpërgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku ky i fundit duke folur për koncertin që do të mbahet në Mitrovicë me rastin e hapjes së Urës së Ibrit, tha që Bahtiri mund t’i ketë përzier këngëtaren Shakira me instrumentet popullore sharki, shkruan ‘Gazeta Blic’.

Bahtiri në Klan Kosova, tha që ai nuk i ka ndërruar aspak, dhe që Thaçi është ai i cili i ka bërë Kosovën në këtë situatë ku është sot.“Hashim Thaçi po merret me mua kohëve të fundit, por ai duhet ta di se sharkit i ka përzi vetë ai, dhe e ka pru situatën qysh është sot.

Dihet kush e ka nda Mitrovicën. Dihet se çka iu ka premtuar Hashim Thaçi mitrovicasve në veri dhe ai atje ka shkaktuar telashe jashtëzakonisht të mëdha”, tha Bahtiri, raporton ‘Gazeta Blic’.

-Advertisement-

Kryetari Bahtiri në fund tha se nuk do ta lejon asnjëherë Thaçin që ta ndajë Kosovën, ai i bëri thirrje presidentit që të iu ndihmojë qytetarëve.Bahtiri ka folur edhe për kërcënimin që ka marrë gjatë ditës së sotme, ai theksoi se asnjë kërcënim nuk e frikëson. Dhe që Ura e Ibrit do të hapet pavarësisht çdo sakrifice.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera