Lajme

Thaçi i quan ‘llafe të çarshisë’ pretendimet e Kurtit për marrëveshje sekrete në mes Kosovës dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 21 May 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka komentuar ‘marrëveshjen sekrete’ në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pretendon se ekziston.

Thaci tha se fjalët e Kurtit lidhur me të një marrëveshje sekrete në mes Kosovës dhe Serbisë janë lalfe të çarshisë, sepse diçka e tillë nuk ekziston.

“Pretendimet e Kurtit të një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë janë llafe të carshisë. S’ka takim sekret as marrëveshje. Gjithcka që është zhvilluar në Uashington, është treguar një vullnet për të vazdhuar dialogun”, është shprehur Thaci.

-Advertisement-

Tutje, Thaci akuzoi Kurtin se ia ka dorëzuar veriun Serbisë.

“Kryeministri Kurti ia ka dorëzuar Serbisë veriu dhe mundësinë që të shtrihet aty”, ka thënë Presidenti Thaci në Klan Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera