Lajme

Thaçi, i përgjigjet Trump: Do të festojmë së bashku në Shtëpinë e Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 18 December 2018

Në letrën në fjalë, presidenti amerikan ka kërkuar të shfrytëzohet ky ‘moment historik’, për të arritur një marrëveshje me Serbinë dhe kështu ka ftuar Thaçin në Shtëpinë e Bardhë për ta festuar një moment të tillë, transmeton Gazeta inFokus.

Presidenti Thaçi ka falënderuar Trumpin për mbështetje e vazhduesshme, ndërsa ka thënë se edhe ky pret që së bashku të festojnë mbylljen e marrëveshjes me Serbinë.

“Ju falënderoj President @ RealDonaldTrump për mbështetjen tuaj të fuqishme të pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjen tonë të përbashkët për të arritur marrëveshje të plotë në Kosovë dhe në Serbi.

-Advertisement-

Unë gjithashtu, pres që të festojmë përfundimin e paqes në Shtëpinë e Bardhë, duke hapur rrugën e Kosovës për anëtarësimin në BE, BE dhe OKB,” ka shkruar Thaçi në twitter/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera