Lajme

Thaçi hyn në Prokurori Speciale për t’u intervistuar

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 13 July 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ndodhet në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.

Ai tashmë ka hyrë në hapësirat e Prokurorisë Speciale dhe intervistimi pritet të fillojë së shpejti.

Thaçi do të intervistohet sot nga prokurori i specializuar për kinse krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. Para ndërtesës në Hagë tashmë janë mbledhur disa bashkatdhetarë nga diaspora në përkrahje të luftës çlirimtare të Kosovës, raporton IndeksOnline.

-Advertisement-

Zyra e Prokurorit të Specializuar javë më parë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit, Veselit dhe disa ish ushtarëve tjerë të UÇK-së. Aktakuza ndaj Thaçit mbetet ende e pakonfirmuar nga Dhomat e Specializuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera