Thaçi, Haradinaj e Kurti në kohën e luftës sipas Pandeli Majko
Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 19 January 2020
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, gjatë një ceremonie në Prishtinë, ka thënë se gjatë vitit 1999, Hashim Thaçi ishte kokëfortë dhe nuk e dinte që do të bëhej president, siç nuk mendonte Ramush Haradinaj që do të bëhej kryeministër kur mbante trupin e vëllait.
Majko në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri”, ku u përkujtua 20 vjetori i mikpritjes që Shqipëria kishte bërë për popullin e Kosovës gjatë eksodit në vitin 1999, tha se nuk beson që Albin Kurti, në atë kohë, mendonte që do të vinte një ditë që ai do të përfaqësonte një forcë politike të re dhe do të ishte kandidat për kryeministër të Kosovës.
Ai tha se ka përballë njerëz të cilët janë vet përkufizuar nga ajo periudhë aq prodhuese.
“Kam përball presidentin e Kosovës, i cili në atë kohë besoj që e dite që do të bëhej President i Kosovës, por u vetpërkufizua si përfaqësues i delegacionit të Kosovës dhe aspiratave të saj, kokëfortë si ai, pavarësisht që sot flet shumë për dialogun. Kam përball kryeministrin e Kosovës, luftëtar si ai. Nuk besoj që kur mbante trupin e vëllait mendonte se do të bëhej kryeministër i Kosovës. Kam përball Albin Kurtin. Nuk besoj që në vlugun e Serbisë në atë kohë, mendonte që do të vinte një ditë që ai do të përfaqësonte një forcë politike të re dhe do të ishte kandidat për kryeministër të Kosovës. Nuk kemi këtu Ibrahim Rugovën dhe shumë të tjerë që nuk jetojnë, të cilët bën detyrën e tyre, kështu që unë mendoj që ne kemi bërë veç detyrën tonë, ndaj ndihemi mirë por ndihemi edhe keq kur na falënderoni sepse ne jemi vëllai, e vëllai edhe falënderohet edhe nuk falënderohet”, tha ai, duke shtuar se vëllai nga një herë edhe të mërzit dhe prandaj është vëlla, e për këtë arsye duhet ta durojmë njëri-tjetrin.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...