Thaçi: Gjykata Speciale është barrë e rëndë për një shtet të ri

Autori: Gazeta inFokus
10:29 | 30 April 2017
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se procesi për themelimin e Gjykatës Speciale që ka udhëhequr nuk ka qenë e lehtë.
Ai ka thënë se është barrë e rëndë për një shtet të ri, por, sipas tij është e vetmja mënyrë për të hequr qafe një lloj reje të zezë mbi Kosovën. Ai këto komente i ka bërë gjatë një interviste për mediat gjermane.
“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe tani i takon kësaj gjykate të bëjë punën e vet pa ndikime politike dhe të zbardh të gjitha dyshimet e ngritura”, ka thënë Thaçi, përcjell “zeri.info”.
Presidenti i vendit ka folur edhe për luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.
Sipas tij, Kosova vazhdon të jetë e vendosur dhe kampione kundër ekstremizmit. “Kosova vazhdon të jetë e vendosur dhe kampione në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Për këtë kemi marrë lëvdata nga BE-ja dhe SHBA-të. Përkrah partnereve perëndimore, Kosova do të vazhdoj luftën e pa kompromis kundër ISIS. Tash e një vit nuk është regjistruar asnjë kosovar të ketë shkuar të marrë pjesë në luftëra të huaja. Ky përbën një sukses tjetër të angazhimit tonë”, ka thënë Thaçi.

Të tjera
-
Përurohet Xhamia e Çarshisë në Prishtinë
Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se pas më shumë se një dekade son...
-
Zelensky uron Ramazanin: Të na ndihmojnë lutjet për t’i hequr rusët pafe
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka uruar besimtarët muslimanë me r...
-
Tahiri: Sonte vdiqën parimet dhe premtimet e Kurtit, ngushëllime
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se sonte kanë vdekur të ...
-
Therje me thikë në qendër të Pejës, pamje nga ngjarja
Një rrahje në të cilën janë përfshirë disa personave, ka ndodhur sonte në orë...
-
Olluri ironizon me Kurtin dhe Berishajn: Për këto dy vite, këta dy burra dhanë më të mirën e tyre
Gazetari Parim Olluri,ka komentuar dy vjetorin e marrjes së qeverisjes së ven...
-
Çitaku: Kurti refuzoi marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës, solli vetë Asociacionin pa njohje
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albi...
-
Dogana konfiskon 5 mijë produkte të falsifikuara të brendeve NIKE, Adidas dhe Diesel
Kosova konsiderohet si një nga vendet me tregun me të lirë të punëtoreve në r...
-
Kajtazi: Kurti shkoi në burg duke kundërshtuar asociacionin që tash po e pranon
Opinionisti Vehbi Kajtazi e ka cilësuar kryministrin Albin Kurti mashtrues, d...
-
Jusuf Thaçi i ashpër me Kurtin: Prej sonte kjo qeveri s’ka legjitimitet të qeverisë me vendin
Jusuf Thaçi, analist, ka shkruar një status pas intervistës së kryeministrit ...
-
Shtyhet seanca për padinë eventuale kundër Trumpit
Mediat amerikane kanë raportuar se është shtyrë seanca e një jurie të madhe, ...
-
Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për ...
-
Kurti: Marrëveshja është njohje de-fakto nga Serbia
Kryeministri Kurti u shpreh se sa i përket tekstit dhe negociatave të këtij d...