Lajme

Thaçi: Gëzuar popullit mik amerikan Ditën e Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 04 July 2017

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në facebook ka uruar  Shtetet e Bashkuara të Amerikës  për Ditën e Pavarësisë.

Thaçi ka shkruar se kjo ditë është festë për tërë botën, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Thaçit bërë ne rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Dita e sotme, 4 Korriku, është festë për tërë botën liridashëse, sepse përfaqëson ditën kur ngadhënjeu aspirata për liri e barazi dhe ëndrra për një botë të re, ku secili gëzon lirinë e mendimit, të shprehurit, të kërkimit të prosperitetit dhe të lumturisë në një ekonomi të lirë dhe shoqëri liberale. Kjo aspiratë na bashkon me SHBA-në sot, nesër dhe përgjithmonë. Por, edhe na obligon që t’i mbrojmë dhe promovojmë këto vlera, kudo e kurdo, në shtëpitë dhe shoqërinë tonë, duke i bërë themele të Kosovës që duam ne. Gëzuar popullit mik amerikan Ditën e Pavarësisë. HTH”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera