Thaçi i gëzohet takimit me Vuçiqin?
Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 19 June 2018
Presidenti Hashim Thaçi ka konfirmuar se me 24 qershor në Bruksel do të takohet me homologun serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai ka sqaruar se do të takohen për të intensifikuar procesin e dialogut për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kemi pranuar ftesën nga zonja Mogerini për të vazhduar dialogun për të shikuar mundësinë e implementimit të marrëveshje të arritura deri tani dhe për të hapur një kapitull të ri drejtë një marrëveshje përfundimtare në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”.
“E kemi konfirmuar pjesëmarrjen si shtet i Kosovës dhe takimi në nivel të presidentëve, do të ndodh të dielën”.
Sipas kreut të shtetit në ditët e ardhshme do të ketë kontakte me miqtë ndërkombëtarë dhe spektrin politik vendor në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur.
“… gjatë orëve të ardhme do të kemi kontakte me gjithë partnerët ndërkombëtare dhe të gjithë spektrin politik kosovar dhe me shoqërinë civile në mënyrë që të ndërtojmë një konsensus sa më të gjerë”.
Paraditen e së martës Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së, dhe ndërmjetëse në dialogun mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, ka bërë me dije se takimi i radhës do të zhvillohet më 24 qershor të këtij viti.
“Përfaqësuesja e Lartë dhe Presidentët do të vazhdojnë punën e tyre në fazën e normalizimit gjithëpërfshirës të Dialogut, të marrin në konsideratë marrëveshjet ekzistuese, të informojnë për arritjet e deritashme sikurse edhe do të diskutojnë hapat e ardhshëm duke pasur parasysh periudhën intensive përpara”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Mogherinit.
Të tjera
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...