Lajme

Thaçi: Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë!

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 29 June 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mohuar se ka bërë krime gjatë luftës në Kosovë. Në një videomesazh, presidenti ka folur për zhvillimet e fundit pas publikimit të propozimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale. Ai thotë se iu pre rruga pasi ishte nisur në Uashington për dialog, teksa thotë se mund të ketë bërë gabime politike gjatë kohës së luftës, por asnjëherë krime.

‘’Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë!’’, ka thënë ai.

“Por, një gjë është e sigurt: nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë qoftë edhe një provë të vetme në adresën e Hashim Thaçit për shkelje të ndonjë ligji. Ligji i vetëm që kam shkelur është ai i Millosheviqit.

-Advertisement-

Unë nuk jam i ramë prej qiellit dhe nuk jam shenjtor. Fati im në rrethana krejt të veçanta historike ma përcaktoi vijën e jetës dhe të sjelljes sime.”, shtoi ai.

“Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat. Kosova është shtet i ri, por udhëheqësit e saj duhet të sillen si burrështetas të vërtetë.”

“Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera