Lajme

Thaçi ftohet para Komisionit Hetues, kërkohet llogaria për paratë e lobimit

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 17 November 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është ftuar të raportojë të hënën para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës, merr vesh “Koha Ditore”.

Në të njëjtën ditë para të njëjtit komision është i ftuar për raportim edhe avokati britanik Geofffrey Nice.

Një email i këtij të fundit drejtuar Qeverisë së Kosovës në fillim të këtij viti kishte nxjerrë në pah dyshimet për abuzime të zyrtarëve shtetërorë me paratë e dedikuara për lobim.

-Advertisement-

Avokati Nice pretendon që Thaçi i ka mbetur borxh rreth gjysmë milioni euro për shërbimet që ky i ka kryer për të. Nice ishte angazhuar ta këshillonte Thaçin, kishte ndihmuar në krijimin e një materiali të nevojshëm kur Gjykata Speciale të jetësohej, si dhe e kishte ndihmuar në një pjesë të librit biografik të presidentit, i cili u botua tash së fundmi me titullin “Shteti i ri – burrështetas modern”.

Komisioni Hetimor Parlamentar i krijuar pikërisht për këtë çështje është në fund të mandatit ligjor. Ky komision ka edhe dy javë kohë që të dalë me raport në lidhje me gjetjet e punës hetimore për këtë muaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera