Lajme

Thaçi: FSK është e gatshme të kontribuojë për përteje rajonit

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 14 December 2019

Forca e Sigurisë së Kosovë si forcë më standarde të NATO-së, është e gatshme të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin përtej rajonit tonë.

Kështu ka deklaruar, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postim në llogarinë e tij në facboook, shkruan Gazeta inFokus.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ka dëshmuar aftësitë e veta dhe përgatitjen e lartë në misionet e kërkim-shpëtimit, si në Kosovë, ashtu edhe jashtë vendit. Ajo tash po i shton kapacitetet për detyra të reja, për t’i mbrojtur qytetarët e Kosovës nga kërcënimet e jashtme, por edhe për t’i ndihmuar aleatët tanë në vendosjen dhe ruajtjen e paqes kudo që shfaqet nevoja”, ka shkruar Thaçi.

-Advertisement-

Presidenti gjithashtu ka thënë më 14 dhjetor të vitit të kaluar e përmbyllëm një proces të filluar më 2014, me të cilin i vumë themelet e Ushtrisë së Kosovës.

“Me ndryshimet në Ligjin për FSK-në i dhamë Forcës së Sigurisë së Kosovës mandatin dhe kompetencat që ajo dhe tërë Kosova i meritojnë. Tri ligjet që i hapën rrugë transformimit të FSK-së ishin ligjet që kanë marrë më së shumti vota ndonjëherë, duke dëshmuar kështu vendosmërinë e tërë spektrit politik dhe vullnetin e tërë Kosovës për ta pasur ushtrinë tonë”, ka shkruar Thaçi.

Me 14 dhjetor 2018, me 106 vota pro dhe një abstenim, Parlamenti i Kosovës, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera