Lajme

Thaçi flet për takimin e sotëm me Vuçiqin në OKB

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 17 December 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili do të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e ku do të flitet për transformimin e FSK-së, tha se kjo forcë nuk duhet të frikësojë askënd.

“Do të marr pjesë në një takim urgjent të thirrur për Kosovën. E vërteta duhet të thuhet, transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës nuk është një arsye për t’u frikësuar, por për të festuar” tha Presidenti në Twitter.

Thaçi shtoi se Kosova ka për qëllim të krijoj institucione multietnike.

-Advertisement-

“Përkushtimi i Kosovës është të kemi institucione multietnike. Fokusi ynë është tani në dialog dhe për ulësen e Kosovë në OKB”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera