Lajme

Thaçi falënderon Trumpin dhe Grenellin për marrëveshjen me Serbinë, e quan historike

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 14 February 2020

Historikë e ka quajtur, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, momentin e nënshkrimi të marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një postimi në llogarinë e tij në tëiter ka falënderuar, Donald Trump për udhëheqjen dhe Richard Grenell për vendosmërinë.

“Një tjetër moment historik. Së pari me marrëveshjen për trafikun ajëror dhe sot nënshkruam marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat në mes Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit, Donald Trump për udhëheqjen dhe Richard Grenell për vendosmërinë. Një hap i madh drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare për paqe mes dy shteteve”, ka shkruar Thaçi në Tëitter.

-Advertisement-

 

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera