Lajme

Thaçi falenderon Amerikën për gjysmë milionin: Bashkë do ta mundim pandeminë

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 22 May 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën me gjysmë milioni dollarë në këtë kohë për të luftuar pandeminë Covid-19, shkruan Gazeta Metro.

Thaçi ka thënë se miqësia e Kosovës dhe SHBA’së është e përhershme dhe se vetëm së bashku mund të mposhtet kjo sëmundje e rrezikshme.

“Mirënjohës ndaj SHBA-së për ndihmën shtesë prej gjysmë milioni dollarësh për ta luftuar pandeminë. Miqësia jonë është e përhershme dhe e palëkundshme. Së bashku mund ta mposhtim pandeminë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

-Advertisement-

Kujtojmë, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë edhe 500.000 dollarë për Republikën e Kosovës për ta luftuar koronavirusin.

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka njoftuar se shteti i tij ka vazhduar ndihmën ndaj Kosovës në kohë pandemie.

“Lajme shumë të mira: Kosova do të marrë edhe 500.000 dollarë shtesë nga Departamenti i Shtetit dhe USAID si ndihmë për të luftuar pandeminë. Së bashku ne mund të mposhtim COVID-19”, thuhet në njoftim e ambasadës amerikane, shkrim të cilin e ka shpërndarë edhe vetë ambasadori Kosnett.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera