Lajme

Thaçi: Faleminderit djema, për gjithçka që keni bërë për Kosovën, fanellën dhe flamurin tonë!

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 17 November 2019

Ka përfunduar ndeshja futbollistike mes Kosovës dhe Anglisë. Ishte shteti mik që fitoi duke ia dhënë 4 gola kombëtares sonë.

Menjëherë pas lojës, presidenti Hashim Thaçi ka shkruar një status në Facebook duke falenderuar djemtë tanë për gjithçka që kanë bërë për Kosovëm, fanellën dhe flamurin tonë!

Ky është postimi i tij i plotë:
Djemtë tanë, gjatë gjithë kësaj kohe, kanë treguar shpirt luftarak dhe entuziazëm të madh. Kombëtarja jonë e re, me futbollistë tejet të talentuar, që e duan shumë atdheun e tyre, është premtuese dhe këtë e ka dëshmuar edhe në këtë fazë. Me fitore të shumta, me lartësimin e flamurit shtetëror, ajo na ka bërë shumë krenarë. Jeni të mrekullueshëm djema dhe besojmë shumë tek ju. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën, për fanellën që mbani veshur dhe flamurin tonë!

Të tjera