Lajme

Thaçi: Edhe pas 20 vitesh askush nuk u dënua për masakrën e Dubravës

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 19 May 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar 20 vjetorin e masakrës që ka ndodhur në Burgun e Dubravës.

Sipas Thaçit vrasja e 160 të burgosurve dhe plagosja e mbi 300 prej tyre, tregon më së miri natyrën gjenocidale të shtetit të Serbisë, që kreu mbi 400 masakra, vrau mbi 13 mijë civilë vetëm në vitet 1998-1999.

Postimi i Thaçit në Facebook:

-Advertisement-

Para 20 viteve, në burgun e Dubravës filloi njëra nga masakrat më mizore mbi të burgosurit shqiptarë, e kryer nga forcat policore serbe për disa ditë me radhë. Vrasja e 160 të burgosurve dhe plagosja e mbi 300 prej tyre, tregon më së miri natyrën gjenocidale të shtetit të Serbisë, që kreu mbi 400 masakra, vrau mbi 13 mijë civilë vetëm në vitet 1998-1999. Në mesin e të burgosurve që pësuan në ditën e parë ishin edhe veprimtarët Enver Topalli dhe Abdullah Tahiri. Edhe pas 20 viteve, fatkeqësisht ende askush nga urdhëruesit dhe ekzekutuesit e këtyre krimeve me motive gjenocidi nuk doli para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare. HTH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera