Lajme

Thaçi edhe një herë ftohet të raportojë për gylenistët

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 22 April 2019

Komisioni hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq, i ka bërë ftesë për të katërtën herë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për të raportuar para komisionit për atë se çka dinte për prapavijën e 29 marsit kur gjashtë persona u arrestuan dhunshëm për t’u deportuar më vonë për në Turqi/

Gazeta Express mëson se komisioni do të mblidhet nesër, ndërkaq, presidenti Thaçi është ftuar të raportojë në orën 13:00 para deputetëve.

Kjo nuk është e para herë që komisioni ka ftuar presidentin, teksa ky i fundit ka injoruar të gjitha thirrjet e tyre duke mos folur asnjë herë se çka dinte për rastin.

-Advertisement-

Express ndërkaq mëson se ende nuk kanë konfirmim deputetët nëse Thaçi do të përgjigjet ose jo.

Ndërkohë, ditë më parë Kuvendi i Kosovës, mori vendim që Komisionit hetimor për rastin “Gylenistët”, të ju vazhdohet mandati edhe për 30 ditë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera