Lajme

Thaçi: Edhe babai im me fol për ndarje unë i dal kundër

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 18 October 2018

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se ideja e tij për korrigjim kufiri nuk ka të bëjë me ndarje të Kosovës, por vetëm bashkimin e Luginës me Kosovën.

Në “Rubikon” Thaçi ka thënë se ai nuk e ka përmendur kurrë ndarjen e Kosovës, dhe se ndarja nuk është një opsion.

Madje Thaçi ka thënë se kushdo që flet për ndarjen e Kosovës, ai personalisht do ti dal kundër, duke thënë se këtu hynë çdokush madje edhe babai i tij.

-Advertisement-

“Kushdo që flet për ndarje, unë dal kundër, kushdo qoftë ai, more qoftë edhe babi im, unë jam kundër” ka thënë i pari i vendit.

Thaçi në këtë intervistë ka paralajmëruar edhe njëherë ndryshimin e kushtetutës së Kosovës, për ta realizuar idenë e tij, siç ai e quan korrigjimin e kufirit.

Ai ka thënë se nuk është asnjë krim që ta ndryshojë kushtetutën e vendit, ngase ajo është ndryshuar edhe 4 herë më parë, në kohen sa vet Thaçi ishte kryeministër.

Thaçi ka thënë se kushtetuta është ndryshuar për çështje edhe më të vogla e nuk ka asnjë arsye pse të mos ndryshohet për bashkimin e Luginës me Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera