Thaçi e Vuçiq mbështesin deklaratën për të ardhmen e përbashkët evropiane
Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 03 July 2017
Presidentët e rajonit, të cilët morën pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit mes Shteteve të Evropës Juglindore, janë pajtuar për të ardhmen e tyre të përbashkët evropiane.
Në fund të Samitit të SEECP-së dhe atij të Dubrovnikut, të cilët u mbajtën në qytetin kroat, liderët, ajo e Kosovës, Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Bosnjës, nxorën një deklaratë të përbashkët përmes së cilës ata zotohen se do t’i mbështesin përpjekjet e secilit shtet aspirant në rrugën e tyre evropiane në Evropë.
Në këtë deklaratë, të cilën e ka siguruar gazeta “Zëri”, ndër të tjera specifikohet se të gjitha shtetet e rajonit pa përjashtim do ta mbështesin njëra-tjetrën në përmbushjen e kritereve dhe kushtet të cilat u janë vënë, duke përfshirë këtu marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.
Rajoni zotohet për bashkëpunim rajonal dhe për procese demokratike
Në deklaratën e përbashkët të nxjerrë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në Samitin e SEECP-së e ku pjesëmarrës ishte edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ata zotohen për angazhimin e tyre që t’u përmbahen parimeve themelore të Kartës së SEECP-së, Kartës së OKB-së, dokumenteve relevante të BE-së, të OSBE-së dhe të Këshillit të Evropës. Mbi këto parime dhe duke përsëritur rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore vendet e rajonit konfirmojnë përkushtimin e tyre ndaj bashkëpunimit rajonal gjithëpërfshirës në bazë të forcimit të proceseve demokratike dhe sundimit të ligjit.
“Ne besojmë fort në të ardhmen e përbashkët evropiane. Projekti i Bashkimit Evropian ka dëshmuar të jetë garancia më e suksesshme dhe më efikase e paqes, e stabilitetit dhe e prosperitetit në historinë e kontinentit. Ne theksojmë rëndësinë e ruajtjes së parimeve të forta të BE-së, të tilla si: barazia, hapja, solidariteti dhe gjithëpërfshirja”, thuhet në deklaratën e përbashkët të liderëve të shteteve të Evropës Juglindore. Më tutje, deklarata shpreh edhe zotimin e këtyre vendeve për zbatimin e reformave të nevojshme, si dhe për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë në rajon. “Ne jemi të bindur se integrimi evropian nuk do të jetë i plotë derisa të gjithë pjesëmarrësit e SEECP-së të bëhen pjesë e BE-së. Mbajtja e momentit të zgjerimit dhe e përkushtimit të vazhdueshëm ndaj reformave është vendimtar për kredibilitetin e politikës së zgjerimit, duke u bazuar në kushte strikte, por të ndershme, duke përfshirë bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe parimin e meritës së vet”, thuhet në deklaratë.
Në këtë drejtim, ato zotohen: “Ne mbesim të dedikuar për t’i mbështetur përpjekjet e aspirantëve në rrugën e tyre për anëtarësim në Evropë deri në momentin që ato përmbushin kriteret dhe kushtet të cilat u janë vënë, duke përfshirë këtu marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore”, citon një pjesë tjetër e kësaj deklarate.
Bashkë kundër kërcënimeve të terrorizmit
“Ne me dëshpërim dhe me hidhërim dëshmojmë faktin se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vazhdojnë të paraqesin kërcënime të mëdha për paqen, për sigurinë dhe për stabilitetin, si dhe për begatinë e përgjithshme ekonomike dhe sociale dhe zhvillimin e shoqërive tona”, thuhet në fillim të pjesës në të cilën flitet për bashkimin e forcave për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit. “Ne dënojmë me forcë terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij kudo dhe nga kushdo që ka kryer dhe riafirmojmë angazhimin tonë për të intensifikuar bashkëpunimin në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit, si dhe të gjitha formave të krimit të organizuar. Ne vendosim t’i investojmë përpjekjet tona më të mira në ndërtimin e një rrjeti të qëndrueshëm për bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave për të luftuar në mënyrë efikase kërcënimet e terrorizmit dhe radikalizmit në rajon”, thuhet më tutje në deklaratë.
Sfidat e emigrimit ilegal dhe rritja ekonomike
Emigrimi ilegal është një ndër tjetër çështjet mbi të cilën liderët rajonalë janë dakorduar për t’i bashkuar forcat që ta luftojnë. “Ne jemi të bindur se sfidat e emigracionit të parregullt kërkojnë bashkëpunim më të fortë midis të gjithë pjesëmarrësve të SEECP-së. Një qasje e përbashkët, e bazuar në bashkëpunim dhe dialog, është e nevojshme për t’i adresuar sfidat e emigracionit”, thuhet në deklaratë. Kurse, sa i përket zhvillimit ekonomik, liderët shprehen të bindur se ndërlidhshmëria ekonomike midis pjesëmarrësve të SEECP-së dhe zhvillimi i lidhjeve me tregun e BE-së janë çelësat për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Evropës Juglindore.
“Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushat e prodhimit dhe transportit të energjisë. Ne do të bashkëpunojmë me qëllim të rritjes së lidhjes energjetike në rajon, duke zhvilluar më tej infrastrukturën e nevojshme, duke lejuar një furnizim të besueshëm të energjisë nga një gamë e ndryshme furnizuesish me një çmim konkurrues”, thuhet në komunikatë. E përmbushja dhe lehtësimi i kushteve për investitorët do të jetë një ndër prioriteteve të vendeve si Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi e Bosnja. “Ne do t’i rrisim përpjekjet tona për të hequr ose për t’i minimizuar pengesat dhe pengesat në fushat e infrastrukturës së transportit, investimeve dhe inovacionit, si dhe për të krijuar kushte për lidhjet rajonale të transportit, të harmonizuara sa të jetë e mundur me kuadrin përkatës të BE-së”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...