Thaçi e Veseli akuzohet për rreth 100 vrasje
Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 24 June 2020
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Presidentit të Kosovës.
Veç tij, i akuzuar është edhe Kadri Veseli, kryetari i PDK-së, shkruan gazeta Infokus.
Por, për çfarë akuzohet Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar?
Sipas kësaj zyreje, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.
Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, por edhe kundërshtarë politikë.
Gjithashtu këtu thuhet që Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm që të nxjerrët njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Thaçit e Veselit për të penguar e sabotuar punën e DHSK-së.
Besohet se z. THAÇI dhe z. VESELI kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. THAÇI dhe z. VESELI kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Pesë persona humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë
IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 5 persona kanë ndër...
-
Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19
IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 288 raste të ...
-
COVID-19/ 288 raste pozitive në 24 orët e fundit në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për 288 raste të reja ...
-
Një tërmet i fuqishëm godet Sirinë
Një tërmet i fuqishëm i një madhësie prej 4.9 të shkallës rihter ka goditur S...
-
14-vjeçare pjesë e UÇK-së, publikohet intervista e gruas së Rexhep Selimit nga koha e luftës
Shqipe Mehmeti-Selimi kishte qenë vetëm 14-vjeçare kur iu ishte bashk...
-
Haradinaj: Kemi propozuar tri zëvendësime në listë, presim certifikim
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj po pret ...
-
Në këtë orë pritet të dal vendimi i PZAP-së për Kurtin
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pritet të vendos sot në orë...
-
Vjen reagimi i kabinetit të Vjosa Osmanit, pasi PSD e shpalli presidencën nëndegë të LVV-së
Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka reaguar pasi PSD me anë të...
-
Dëmtohen urat nga vërshimet në Dobroshec të Drenasit
Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe borës kanë shkaktuar ngritje të nivelit të...
-
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial pritet në takim nga Vjosa Osmani
Kryesuesi i Këshillit Porkurorial të Kosovës, Jetish Maloku, është pritur sot...
-
Bie për 30% numri i kosovarëve që kanë hequr dorë nga shtetësia
Mbi tre mijë e 600 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia gjatë vitit 2020, a...
-
A mund të formojnë qeverinë LDK-PDK pas zgjedhjeve, pa Vetëvendosjen?
Lëvizja Vetëvendosje edhe në zgjedhjet e kaluara ishte partia me numrin më të...